Foto: Misioni i OSBE-së në Kosovë

Studentë të Kishës Ortodokse Serbe mësojnë gjuhën shqipe

Drejtoresha e Departamentit të të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Barbara Rohmann, sot ka ndarë certifikatat e 37 studentëve të seminarit të Kishës Ortodokse Serbe të “Shën Kiril idhe Metodi” në Prizren, të cilët kanë përfunduar suksesshëm kursin e gjuhës shqipe i cili u është mundësuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2013, më shumë se 200 studentë të këtij seminari kanë përfituar nga ky projekt, thotë Misioni i OSBE-së.

Në vitin 2019, ky mision do të vazhdojë të organizojë klasë të gjuhës shqipe për këtë seminar që mbahet në Prizren, duke respektuar mandatin e saj për të mbështetur komunitetet religjioze dhe për të lehtësuar dialogun mes të gjitha komuniteteve.