Foto: Ilustrim/Rtv21

Stalla e bagëtive në Pejë përfshirët nga zjarri

Një incident zjarri është raportuar se ka ndodhur dje në Pejë.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar në polici se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri ishte përfshirë stalla e bagëtive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Nga ky rast, në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.