Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Sqaron Zyra e Haradinajt: Çizmet janë për Agjencin KHAIA

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpenzuar 552 euro për tu furnizuar me çizme.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka sqaruar se çizmet janë blerë për nevoja të Agjencionin KHAIA. Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, është Agjenci ekzekutive e Qeverisë përkatësisht Zyrës së Kryeministrit.

“Janë ble pajisje për Agjencionin KHAIA. Çizme, jeleka, e elemente tjera, për dy zyrtare hetues të aksidenteve hekurudhore”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Zyra e Kryeministrit  ka bërë të ditur se dy muaj më parë  ka nënshkruar kontratë për tu furnizuar me çizme për teren për nevoja të Zyrës së Kryeministrit.

Për këtë qëllim, Kryeministria kishte ndarë 600 euro.

Për këtë aktivitet të prokurimit ishin pranuar tri oferta të cilat janë vlerësuar si të përgjegjshme dhe është përzgjedhur oferta me çmim më të lirë.

Kryeministria këtë e ka bërë përmes procedurës së mbyllur të prokurimit. Kjo procedurë zhvillohet në atë mënyrë që Autoriteti Kontraktues përzgjedh tri kompani prej të cilave kërkon oferta për një furnizim të caktuar, në këtë rast kozmetikë, ndërsa kompania që oferton më së liri përzgjidhet fituese.

Zyra e Kryeministrit ka përzgjedhur kompaninë “Melodia” Sh.P.K me çmim të kontratës prej 552 euro.