Zyrtare: Wolvesi transferon Nelson Semedon nga Barcelona

Mbrojtësi i krahut të djathtë Nelson Semedo iu ka bashkuar skuadrës së Wolvesit nga skuadra Barcelonës.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me anglezët, me opsion vazhdimi edhe për dy tjera, që do të thotë deri në vitin 2025.

Nelson Semedo është paraqitur për tri sezone te skuadra e Barcës duke i fituar 10 tituj të rëndësishëm me blaugranët.

Portugezi do ta mbajë numrin 22 te anglezët.