Zyrtare: Vedat Muriqi mungon ndaj Çekisë dhe Anglisë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), edhe zyrtarisht ka njoftuar se sulmuesi Vedat Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e rradhës ndaj Çekisë me 14 nëntor dhe kundër Anglisë me 17 nëntor.

Sipas FFK-së si shkak i mungesës së sulmuesit të Fenerbahçes, është lëndimi.

“Përkundër përpjekjeve makismale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova të enjten me 14 nëntor zhvillon ndeshjen vendimtare për kualifikim në EURO 2020, në Plzen ndaj Çekisë, kurse me 17 nëntor pret në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren angleze.