Zyrtare: Van Dijk e humb Kampionatin Europian

Qendërmbrojtësi holandez Virgil van Dijk nuk do të luajë në Kampionatin Europian.

Holandezi pritet të rikthehet në fushë për sezonin 2021/2022.

Kapiteni i Holandës i kishte këputur ligamentet e gjurit në tetor të vitit të kaluar pas një ndërhyrje të portierit të Evertonit, Jordan Pickford.

29 vjeçari ka thënë se është vendimi i duhur që nuk do të luajë në Kampionatin Europian me Holandën që nisë më 11 qershor.

“Gjërat kanë shkuar mirë, nuk kam pasur probleme. Kam përparuar. Në këtë periudhë, kam ardhur me vendimin që duhej ta merrja, të jem pjesë e Europianit apo jo. Me çdo gjë që po zhvillohet, fizikisht e kam ndjerë se është vendimi i duhur që të mos jem pjesë e Europianit dhe të shkojë në fazën e fundit rehabilituese para nisjes së sezonit. Do të më mungojë Kampionati Evropian dhe të jem lider i shtetit tim, por kështu kanë qenë gjërat dhe duhet ta pranoj. Është e vështirë, por jam në paqe me këtë”, ka thënë Van Dijk për faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtja e Holandës pritet të jetë nga De Ligt dhe De Vrij.