Zyrtare: Valon Berisha tranasferohet në Reims

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, iu është bashkuar skuadrës franceze Stade de Reims.

Transferimin e Berishës e ka konfirmuar klubi francez.

Reims ka paguar 5 milionë euro në drejtim të Lazios për 27 vjeçarin.

Berisha në sezonin pranveror ishte i huazuar te skuadra gjermane Fortuna Dusseldorf duke bërë paraqitje të mira me klubin gjerman.

Ish-futbollisti i Red Bull Salzburgit kishte vështirësi që të gjente hapësira te skuadra italiane, Lazio.

Valon Berisha te Reimsi do ta gjej sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin.