Zyrtare: Valencia – Atalanta luhet pa shikues

Ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Valencias dhe Atalantas do të luhet pa shikues, shkaku i Coronavirusit, bën të ditur “Football –Italia”.

Ndeshja e kthimit të 1/8 së finalet do të luhet në “Mestalla” me 10 mars, por pa praninë e tifozëve.

Lajmin zyrtar e ka bërë të ditur Ministrja Rajonale e Shëndeit Publik, Ana Barcelo në konferencë për media.

“Vendimi për të luajtur pa shikues në Mestalla është final dhe i pakthyeshëm. Është një çështje e shëndetit publik që vlen për të gjithë”, ka thënë ministrja Ana Barcelo në konferencë për media.

Po ashtu edhe ndeshja e basketbollit ndërmjet Valencias dhe Armani Milanos, do të luhet pa tifozë.

Ndeshja e parë ndërmjet Atalantas dhe Valencias, kishte përfunduar me rezultat 4-1, për italianët.

Kujtojmë, se të gjitha aktivitet sportive në Itali do të luhen për 1 muaj pa praninë e tifozëve.