Zyrtare: Superliga me katër runde, Liga e Parë ndahet në dy grupe

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka vendosur që për sezonin 2020/2021, ka vendosur që Superliga e Kosovës do të jetë me 10 skuadra dhe do të luhet me sistem të katërfishtë. Nga Superliga do të largohen dy skuadra dhe do të inkuadrohen dy të tjera.

“Gjithashtu, KE ka zyrtarizuar që Superliga e Kosovës për edicionin e ri 2020/2021 të ketë 10 skuadra me sistem të katërfishtë, ku nga liga do të largohet dy skuadrat e fundit në tabelë dhe anëtarët e rinj bëhen dy skuadra kampione në Ligën e Parë”, ka njoftuar FFK-ja.

Liga e Parë do të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, nga secili grup do të bien në Ligën e Dytë nga tri skuadra.

“Kurse, Liga e Parë pritet të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ndërsa nga liga largohen tri skuadrat e fundit në secilin grup”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.