
Zyrtare: Shtyhet ndeshja Manchester City – Arsenal, shkaku i coronavirusit
11.3.2020 - 09:34
Edhe zyrtarisht është shtyrë ndeshja Manchester City – Arsenal, e cila duhej të zhvillohej sot prej orës 21:00, në kuadër të Premierligës.
Shtyrja e ndeshjes është n dërmarrë si masë paraprake, për parandalimin me infektimin e coronavirusit.
Arsenali, në ndeshjen e fundit në Europa League para dy jave kishte luajtur ndaj skuadrës greke Olympiacos, dhe disa lojtarë të klubit e kishin takuar presidentin e këtij klubi Evangelos Mariankis, i cili është diagnostikuar me coronavirus në ditën e djeshme.
Arsenali ka njoftuar se disa lojtarë të skuadrës e kanë takuar Marinakisin.
The Premier League have postponed our match with Manchester City on Wednesday night as a precautionary measure.https://t.co/qTX1QiXjZv
— Arsenal (@Arsenal) March 11, 2020