Zyrtare: Shtyhet ndeshja Juventus – Milan, shkaku i Coronavirusit

Edhe zyrtarisht, ndeshje kthyese e gjysmëfinales në Kupën e Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Milanit është shtyer, për shkak të Coronavirusit.

Juventus – Milan, ishte paraparë që të luhet të mërkurën prej orës 20:45, në “Allianz Stadium” në Torino, pa praninë e tifozëve.

Pas shtyrjes të disa ndeshjeve në dy xhirot e fundit është vendosur që edhe ndeshja Juventus- Milan, të shtyhet pa një afat të caktuar, njofton “Football Italia”.

Ndeshja e parë Milan – Juventus, kishte përfunduar me rezultat 1-1.