Zyrtare: Shtyhet ndeshja Atalanta - Villarreal për shkak të borës së madhe

Takimi mes Villarrealit dhe Atalantës nuk do të luhet sonte, shkaku i borës së madhe që po bie në Bergamo të Italisë.

Kjo ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ishte paraparë të luhej sonte nga ora 21:00, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës është pamundësuar një gjë e tillë.

UEFA ka njoftuar se për shkak të borës së madhe ndeshja është shtyrë për nesër, ani pse nuk dihet saktësisht se ora e nisjes së ndeshjes.