Zyrtare: Shtyhet fillimi i sezonit të ri në futboll në Kosovë në të gjitha ligat

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se është vendosur nga Komisioni për Çështje Urgjente i Komitetit Ekzekutiv, që të shtyhet kampionati i ri i futbollit në Kosovë në të gjitha ligat për një javë.

Fillimi i sezonit të ri në Superligë dhe në Ligën e Parë, ishte paraparë që të niste më 12 shtator, por zyrtarët e FFK-së, gjatë ditës së sotme kanë pasur një takim me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn, me përfaqësuesit e zyrës së kryeministrit, ministren e Sportit, Vlora Dumoshin, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin,  kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në luftën kundër Covid-19, dr. Lul Raka dhe përfaqësuesit e Policisë, duke vendosu që ta shtynë fillimin e sezonit për një javë.

Në njoftimin e FFK-së thuhet se do ta presin Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin që të kthehet në Kosovë dhe të vendoset për fatin e fillimit të sezonit në futbollin kosovar.