Zyrtare: Shtyhen ndeshjet e Superligës

Për shkak të tërmetit në Shqipëri, që ndodhi të martën në mëngjes, Kosova, të mërkurën e ka shpallë si ditë zie, e për këtë arsye janë shtyer ndeshjet e rrethit të dytë në Kupën e Kosovës, të cilat do të luajnë të enjten.

Pas ndryshimit të orarit për ndeshjet e Kupës së Kosovës, ka ndryshuar orari edhe për xhiron e 17-të në Superligë.

Ndeshjet janë shtyer për një ditë.

Derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, do të luhet të dielën prej orës 12:55.

Më poshtë mund të shihni orarin e ri të ndeshjeve për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.

E diel

Gjilani – Prishtina 12:55
Trepca ’89 – Drita 12:55
Llapi – Flamurtari 12:55

E hene

Vushtrria – Ballkani 13:00
Drenica – Ferizaji 13:00
Feronikeli – Dukagjini 13:00