Stadiumi Fadil Vokrri

Zyrtare: Shkaku i coronavirusit ndeshjet sportive do të luhen, por pa praninë e tifozëve

Ministrja e Ministrisë së Kulturës- Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, për masat për parandalimin e coronavirusit ka njoftuar se ndeshjet sportive nuk do të ndalen.

Ajo ka thënë se ndeshjet do të luhen, por pa praninë e tifozëve deri me 27 mars.

“Lojërat nuk mund të ndalohen, por shikuesit të mos marrin pjesë”, ka thënë Vlora Dumoshi.

 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen shkollat deri më 27 mars