Zyrtare: Prishtina e shkarkon trajnerin slloven Teo Hojc

KB Prishtina duket se nuk e ka përballuar mirë humbjen nga KB Bashkimi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit e kanë shkarkuar trajnerin slloven Teo Hojc.

Hojc po ashtu nuk kishte pasur sukses as në Kupën e Kosovës e quatur “Final 8” të cilën e fitoi KB Peja.

Për shkarkimin e Teo Hojc ka njoftuar Prishtina, duke njoftuar se slloveni është larguar pas rezultateve jo të mira.

“Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit. Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar. Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.