Zyrtare: Pietro Pellegri i bashkohet Milanit

Sulmuesi italian Pietro Pellegri edhe zyrtarisht iu ka bashkuar skuadrës së Milanit.

Milani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Monacon për huazimin e sulmuesit italian.

20 vjeçari do ta bartë numrin 64 me fanellën e Milanit.

Pellegri do te jetë sulmuesi i tretë te Milani, pas Ibrahimoviqit dhe Olivier Giroud.