Zyrtare: Papu Gomez transferohet te Sevilla

Sevilla ka kompletuar transferimin e mesfushorit sulmues Alejandro Gomez i njohur si “Papu Gomez”.

Gomez iu ka bashkuar Sevillës nga skuadra e Atalantës për 5.5 milionë euro.

32 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024 me skuadrën spanjolle.

Papu Gomez konsiderohet si njëri prej sulmuesve më intelegjent në botën e futbollit, pasi në në vitet e fundit ka qenë lojtari kyç në sukseset e Atalantës në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Gomez u largua nga Atalanta pas problemeve që kishte me trajnerin e klubit Gian Piero Gasperini.