Zyrtare: Napoli e transferon Matteo Politanon

Napoli edhe zyrtarisht e ka transferuar sulmuesin anësor Matteo Politanon nga skuadra e Interit.

Politano, është huazuar te Interi për 18 muaj, me mundësi blerje.

Napoli do të paguaj 2.5 milionë euro për 18 muajt e ardhshëm sa do të jetë i huazuar 26 vjeçari.

Nëse napolitanët vendosin për blerjen e Politanos duhet të paguajnë 19 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Italiani do ta bartë numrin 21 te skuadra e Napolit.

Kujtojmë se para disa ditëve Roma dhe Inter, kishin arritur marrëveshje që t’i shkëmbenin Politanon dhe Spinazzolan, por marrëveshja kishte dështuar në momentet e fundit.