Zyrtare: Mësohet data se kur do të luhet ‘El Clasico'

“El Clasico” e paraparë të luhej në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga, ishte shtyrë për arsye të protestave që ishin duke u zhvilluar në Kataluni, duke e lën që të caktohet për një datë tjetër.

Faqja zyrtare e La Ligas, ka njoftuar për datën zyrtare të zhvillimit të kësaj ndeshje ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

“El Clasico” do të luhet me 18 dhjetor, prej orës 20:00, në “Camp Nou”.

Kjo ndeshje do të luhet në ditën e mërkurë, gjë e cila nuk ndodh shpesh-herë, pasi zakonisht luhet në vikend.

Aktualisht Barcelona dhe Real Madrid e ndajnë vendin e parë me nga 25 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.