Zyrtare: Manchester City bëhet klubi i parë që largohet nga Superliga Europiane

Manchester City edhe zyrtarisht është tërhequr nga Superliga Europiane.

Klubi anglez përmes një komunikate publike ka bërë të ditur se po punojnë për të dalë nga marrëveshja për Superligën e Europës.

“FC Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi  zhvillon plane për një Superligë Evropiane”, thuhet shkurt në komunikatën e klubit.

Po ashtu mësohet se edhe Barcelona dhe Atletico Madrid do të tërhiqen nga Superliga e Europës.