Zyrtare: Llapi transferon portierin kroat të gjatë 204 centimetra

Skuadra e Llapit ka njoftuar se është përforcuar me portierin kroat Marijan Coric.

Coric ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

25 vjeçari kroat ka zhvilluar karrierë te skuadra e njohur italiane, Parma dhe ajo kroate NK Istra 1961.

Coric karakterizohet për gjatësinë e tij 204 centimetra.

“Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Coric. Coric është 25 vjeç, i lindur në Čapljina dhe tek Llapi vie nga skuadra SV TEC Tiel në Hollandë. Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë”, thuhet në njoftimin e Llapit.