Zyrtare: Llapi prezanton përforcimin e 13-të për këtë afat kalimtar (FOTO)

Skuadra e Llapit e drejtuar nga Tahir Batatina po tregohet mjaft aktive në afatin kalimtar verorë duke afruar në radhët e veta mjaft lojtarë cilësorë.

Kësaj radhe Llapi ka nënshkruar me mesfushorin defananziv nga Maqedonia Veriore, Isein Zejonoski.

Zejonski ka nënshkruar kontaratë tre vjeçare me Llapin.

Kështu transferi i Zejoskit është transferi i 13-të i Llapit në këtë afat kalimtar të verës.

Më poshtë mund të shihni listën e 12 lojtarëve të cilët i ka transferuar Llapi para Isein Zejonoskit.

Blendi Memaj , Sebino Plaku, Emit Umut, Erijon Thaçi, Labinot Osmani dhe Senad Husic, Xhelil Abdullahi, Bruno Arrabal, Kastriot Selmani, Enis Zabërgja, Besfort Emini, Armin Mujkic.