Zyrtare: Lionel Messi e fiton Topin e Artë (VIDEO)

Lionel Messi edhe zyrtarisht e ka fituar çmimin e Topit të Artë, për vitin 2019-të duke u shpallur lojtari më i mirë në botë.

Ky çmim prestigjioz jepet nga nga “France Football”.

Në garë për Topin e Artë, kanë qenë Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për herë të gjashtë duke e kaluar Cristiano Ronaldon i cili e ka fituar pesë herë.

Messi këtë sezon pati paraqitje spektakolare në aspektin individual, duke regjistruar:

Paraqitje: 34

Gola: 36

Asistime: 10

Gjuajtje për ndeshje: 4.8

Pasime kyçe për ndeshje: 2.3

Driblime për ndeshje: 4.2