Zyrtare: Leotrim Bekteshi rinovon kontratën me Prishtinën (FOTO)

Qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi, ka vendosur që ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Prishtinës.

Bekteshi do të jetë lojtar i Prishtinës deri në vitin 2021 me kontratën e re.

Për rinovimin e kontratës ka njoftuar skuadra e Prishtinës, duke shkruar se do t’i qëndroj besnik skuadrës nga kryeqyteti deri në vitin 2021.

“Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Superligë, Leotrim Bekteshi, ka vendosur t’i qëndroj besnik Prishtinës deri në verë të vitit 2021”, thuhet në faqen zyrtare të kryeqytetasve.

Leotrim Bekteshi u transferua në Prishtinë nga skuadra e Gjilanit par dy viteve.