Zyrtare: Leart Paqarada i bashkohet St. Paulit

Mbrojtësi i krahut të majtë Leart Paqarada është bërë me ekip të ri.

25 vjeçari është transferuar te skuadra gjermane St. Pauli e cila bën gara në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me gjermanët.

Paqarada do të jetë pjesë e St. Paulit deri më 30 qershor të vitit 2023.

Leart Paqarada deri në këtë sezon është paraqitur për SV Sandhausen.