Zyrtare: Khalid transferohet nga Prishtina në Shqipëri (Foto)

Sulmuesi 23 vjeçar Basid Abdul Khalid pas tre viteve qëndrim te Prishtina është larguar.

Khalid është transferuar në Shqipëri, te skuadra e Teutës së Durrësit.

23 vjeçari gjatë qëndrimit tre vjeçar te Prishtina i ka bërë 105 paraqitje duke i shënuar 30 gola dhe 11 asistime.

Ganezi tani do ta vazhdoj aventurën në Shqipëri, këtë e ka bërë të ditur Prishtina.