
Zyrtare: KB Peja bëhet me trajner të ri
03.1.2021 - 15:41
Klubi Basketbollistik Peja ka bërë të ditur se trajneri i ri i kësaj skuadre do të jetë turki Semsettin Bas.
Bas ka qenë trajner i skuadrës turke Bursapor për katër sezone me radhë.
Turku në sezonin e kaluar ishte trajner i skuadrës romune CSO Voluntari.