Zyrtare: Juventusi e shkarkon Maurizio Sarrin

Maurizio Sarri nuk do të jetë trajner i Juventusit prej ditës së sotme.

Juventusi e ka konfirmuar shkarkimin e tij përmes një njoftimi në në Twitter.

Arsyeja e shkarkimit të Sarrit vie pas eliminimit në 1/8 e finales të premten në mbrëmje nga Lyoni.

Maurizio Sarri me Juventusin arriti që ta fitojë Serie A në këtë sezon, kurse e humbi finalen e Kupës së Italisë në penallti ndaj Napolit.

61 vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin e kaluar pasi u largua nga Chelsea.

Si zëvendësues i Sarrit pritet të jetë në Juventus Mauricio Pochetino i cili është i lirë pas largimit nga Tottenhami.