Zyrtare: Jose Mourinho emërohet trajner i Tottenhamit

Jose Mourinho edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës londineze Tottenham.

Siç raporton britanezja BBC Sport, ish shefi i Chelsea dhe Manchester United, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023.

Emërimi i portugezit vjen pasi Tottenham shkarkoi Mauricio Pochettinon të martën.

“Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr”, citohet të ketë thënë Mourinho, pas nënshkrimit të kontratës.

Tottenham shkarkoi të martën Mauricio Pochettinon pas pesë vjetëve në krye të klubit. ‘Spurs’ këtë sezon kanë bërë një fillim zhgënjyes, ku momentalisht janë në vendin e 14-të në Premier Leaguen angleze.

Sezonin e kaluar, Tottenham arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Liverpooli 2-0, në Madrid të Spanjës.

Argjentinasi Pochettino, i cili u emërua në maj të vitit 2014, nuk arriti të fitoj asnjë trofge me klubin nga veriu i Londrës.