Zyrtare: Icardi futbollist i Paris Saint-Germain

Mauro Icardi edhe zyrtarisht është futbollist i Paris Saint-Germain.

Klubi i njohur francez ka njoftuar se e ka transferuar sulmuesin argjentinas nga Interi.

27 vjeçari ishte i huazuar te kampionët e Francës për sezonin 2019/2020, duke i shënuar 20 gola nga 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

PSG ka njoftuar se Icardi ka nënshkruar kontratë deri më 31 qershor të vitit 2024.

Parisi do t’i paguajë Interit 50 milionë euro plus tetë milionë tjera bonuse.

Mediat italiane kanë shkruar se Interi i ka vendosur një klauzolë një vjeçare Parisit në vlerë prej 15 milionë eurove nëse vendos ta shes në Juventus.

Juventus e dëshironte transferimin e Icardit, por rivaliteti i madh me Interin iu pamundësua ky transfer.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!