Zyrtare: Granit Xhakës i merret shiriti i kapitenit te Arsenali

Mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhakës, edhe zyrtarisht i është marrë shiriti i kapitenit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadra Unai Emery, shkruan BBC Sport.

Incidenti i Xhakës me tifozët e kësaj skuadre nisi dy javë më parë, kur kapiteni i Zvicrës u fye nga tifozët dhe ia ktheu në mënyrë të njëjtë atyre duke e hedhur fanellën në tokë kur u drejtua drejt zhveshtores së klubit.

Kapiten i ri i klubit do të jetë Pierre Emerick Aubameyang.

Granit Xhaka është lënë përsëri jashtë skuadrës për ndeshjen e Europa Leagues ndaj Viktoria Guimaraes për të enjten në mbrëmje.