Florent Hadergjonaj, Foto: AP

Zyrtare: Florent Hadërgjonaj huazohet në Turqi te Kasimpasa

Ekipi anglez Huddersfield ka zyrtarizuar kalimin e Florent Hadërgjonaj tek Kasimpasa në Turqi. 25 vjeçari është transferuar në kampionatin turk në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Hadërgjonaj është pjesë e Huddersfield që garon në Championship, që nga korriku i vitit 2018, ndërsa më parë ka luajtuar edhe për ekipin gjerman Ingolstatd 04 dhe atë zviceran Young Boys.

Mbrojtësi kosovar ka bërë 47 paraqitje  për anglezët e Huddersfield, ndërsa në total numëron 145 paraqitje në karrierën e tij si profesionist.