Zyrtare: Fidan Shatri trajneri i Kombëtares së Kosovës në basketboll te vajzat

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se e ka emëruar trajner të Kombëtares së Kosovës A te vajzat në basketboll trajnerin Fidan Shatrin.

KALLXO.com, kishte raportuar ekskluzivisht më 20 korrik se Fidan Shatri do ta merrte drejtimin e Kombëtares së Kosovës në basketboll te vajzat.

“Ka emëruar Fidan Shatrin, trajnerin e KBF Prishtina dhe ish-përzgjedhësin e Kosova U16 dhe Kosova U20, si përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës – Femrat, ndërsa ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës”, thuhet në njoftimin e FBK-së

Fidan Shatri aventurën e tij me vashat e Kosovës do ta nisë me FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla”, që do të mbahet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, nga 15 deri më 20 qershor.

Fidan Shatri është trajner i KBF Prishtinës nga viti 2010-të duke i fituar 5 tituj me vashat e Prishtinës.

34 vjeçari nga Istogu po ashtu ka qenë trajner i Kosovës në kategorinë e vajzave në basketboll në kategoritë U16, U18 dhe të U20.

Ekskluzive: Fidan Shatri do të jetë trajner i Kombëtares së Kosovës në basketboll te vajzat