Zyrtare: Feronikeli transferon Adem Maliqin

Skuadra e Feronikelit ka njoftuar se e ka transferuar Adem Maliqin nga skuadra e Flamurtarit.

Para disa minutash skuadra nga Drenasi njoftoi edhe për transferimin e mbrojtësit të krahut Viktor Kukës nga Ferizaj.

Adem Maliqi në sezonin e kaluar ka bërë paraqitje të mira me skuadrën e Flamurtarit duke zgjuar interesimin e Niklit.

Maliqi ka thënë se është i lumtur që iu është bashkuar Feronikelit.

“Unë jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e FC Feronikelit, ku unë dhe klubi kemi objektiv të njëjtë, titullin kampion, objektiv për të cilin do të punojmë dhe luftojmë shumë fortë” ka deklaruar Maliqi për faqen zyrtare të klubit.