Zyrtare: Feronikeli i kthen në skuadër Prince Balden dhe Nicholas Andrews nga Drenica

Skuadra e Feronikelit, ka njoftuar se i ka kthyer nga huazimi qendërmbrojtësin Prince Balde dhe sulmuesin Nicholas Andrews.

Të dy futbollistët në sezonin vjeshtor ishin pjesë e Drenicës, duke bërë paraqitje të mira me klubin nga Drenica.

Feronikeli ka njoftuar për kthimin e këtyre dy lojtarëve, duke shkruar se janë të lumtur që këta dy lojtarë janë përsëri e klubit nga Drenasi.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Feronikelit:

Feronikeli ka rikthyer në radhët e veta dyshen e huazuar te KF Drenica.

Bëhet fjalë për, Prince Balde dhe Nicholas Andrews.

Prince Balde shkëlqeu te KF Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij te FC Feronikeli.

Në anën tjetër, Nicholas Andrews, një qëndersulmues tejet i shpejtë, i aftë të depërtojë shumë mirë në situata një me një.

Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër.

I dëshirojmë mirëseardhje në FC Feronikeli!