Zyrtare: Feronikeli e transferon Basiru Mbye

Skuadra e Feronikelit është përforcuar me sulmuesin Basiru Mbye, i cili vie nga Gambia.

Basiru Mbye është transferuar nga skuadra belge Oostende, cili në sezonin vjeshtor i ka realizuar 16 gola dhe dy asistime.

Sulmuesi shtatlartë më herët ka bërë paraqitje për skuadrën e Lokerinit, duke i realizuar 28 gola dhe 7 asistime.

Feeronikeli e ka krahasuar Basiru Mbyen me sulmuesin e Chelseas, Michy Batshuayi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Feronikelit:

FC Feronikeli ka arritur akord me super talentin, Basiru Mbye, i cili do ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi, nga afati kalimtar i janarit.

Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul, është sulmues, i gjatë 1,83m.

Basiru ka kohë që lidhet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.

Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipën 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilen skuadër për gjysmësezoni realizoj 16gola dhe bëri 2asistime.

Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.

Tani ai do të mbrojë ngjyrat e FC Feronikelit, ku ne i urojmë mirëseardhje.