Zyrtare: Ferizaj i liron pesë futbollistë

Skuadra e Ferizajt, ka njoftuar se i ka liruar pesë futbollist nga skuadra.

Arsyeja e largimit të këtyre futbollistëve është se nuk kanë arritur marrëveshje me klubin e Ferizajt.

“Skuadra jonë sot ka liruar 5 futbollistë nga klubi, për t’i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera. Nuk arritëm marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin tonë, dhe kështu i ndajtëm rrugët me këta 5 futbollistë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Futbollistët e liruar janë, Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.

Këta futbollist ishin pjesë e Ferizajt për vetëm gjashtë muaj në sezonin vjeshtor 2019/2020.