Zyrtare: Emre Can te Dortmundi deri në vitin 2024

Skuadra gjermane Borussia Dortmund, fillimisht e kishte huazuar mesfushorin e Juventusit, Emre Can, deri në verën e vitit 2020, me opsion blerje.

Por, siç duket skuadrës gjermane i kanë mjaftuar disa paraqitje të mira të Emre Canit, që të aktivizojnë klauzolën e blerjes së ish-mesfushorit të Liverpoolit.

Klubi gjerman ka njoftuar se të martën ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e plotë të gjermanit deri me 30 qershor të vitit 2024.

“Kontrata e huazimit të Canit është e vlefshme deri në qershor. Nga 1 korriku do të hyjë në fuqi kontrata e Dortmundit me Canin, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Borussia Dortmundit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!