Zyrtare: Emerson Royal rikthehet në Barcelonë

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të majtë Emerson Royal është rikthyer në Barcelonë pas huazimit dy vjeçar te Real Betisi.

Emerson ka treguar dy sezone të mira me Real Betisin duke zgjuar interesin e disa skuadrave të njohura europiane.

Barca e ka rikthyer brazilianin në “Camp Nou” dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Emerson Royal do të jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Amerikës.