Zyrtare: Edon Zhegrova i bashkohet Baselit

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është bërë me skuadër të re.

Skuadra e njohur zviceriane, Baseli ka konfirmuar se e kanë transferuar Edon Zhegrovën nga skuadra belge Genk.

Zhegrova ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me zvicerianët duke qenë pjesë e tyre deri në vitin 2023.

Sulmuesi anësor ishte i huazuar te skuadra e Baselit në sezonin e fundit duke bërë paraqitje të mira, i cili ishte kthyer te skuadra belge pas përfundimit të sezonit 2019/2020.

21 vjeçari do ta bartë numrin 30 te skuadra e Baselit.