Zyrtare: Drita përforcohet me Almir Ajzerajn

Skuadra gjilanase FC Drita, është përforcuar me mesfushorin Almir Ajzeraj.

Gjilanasit e kanë transferuar Alzerajn, nga skuadra e Skenderbeut.

22 vjeçari Ajzeraj luan si mesfushorë i majtë.

Ai më herët ka luajtur edhe për klube si Flamurtari dhe Ballkani.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të FC Dritës:

Almir Ajzeraj bashkohet me ne!

Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj!
Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona!

Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve Kosovare si Flamurtari, Ballkani dhe së fundmi ka qenë pjesë e Skenderbeut të Korçës!

Mirë se vjen Almir!

FC DRITA⚪️🔵