Zyrtare: Carlo Ancelotti trajner i Evertonit

Everton e ka zyrtarizuar trajnerin Italian Carlo Ancelotti si trajner të ri.

Ancelotti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare e gjysmë me skuadrën e Everton që do ta mbaj atë të lidhur me klubin anglez deri vitin 2024.

Trajneri italian u shkarkua nga posti i trajnerit para dy jave nga skuadra italiane Napoli, pas rezultateve të dobëta në Serie A.

Trajneri Italian do të debutoj me skuadrën e Evertonit në Goddison Park, me 26 dhjetor ndaj skuadrës së Burnleyt, pasi sot prej orës 13:30, do të përballen me Arsenalin.

Kujtojmë se Ancelotti më herët ka qenë trajner  i Chelseas.