????????????????????????????????????

Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajner i Prishtinës

Prishtina para disa ditëve e shkarkoi trajnerin nga Shqipëria, Mirel Josën, pas dy viteve qëndrim te kryeqytetasit.

Kryeqytetasit sot e kanë prezantuar trajnerin e ri, ai është Bylbyl Sokoli.

Sokoli sot e ka filluar punën me skuadrën e Prishtinës.

Sokoli ma herët ka qenë trajner i Prishtinës, në sezonin 2014/15, por kishte përfunduar në vendin e tretë, nga 25 ndeshje zyrtare, i kishte realizuar 11 fitore, 9 barazime dhe 5 humbje.

“Profa” në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ferizajt.