Zyrtare: Brunfo Fernandes lojtar i Manchester United

Manchester United ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e Bruno Fernandesit nga skuadra portugeze Sporting.

Mesfushori portugez i ka kushtuar Unitedit 55 milionë euro, plus 25 milionë tjera nga bonuset.

25 vjeçari i ka shënuar 63 gola dhe 52 asistime nga 137 ndeshje për Sportingin.

Fernandes është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me Unitedin.

“Për mua të luaj për Manchester Unitedin është ndjenjë e pabesueshme, kam punuar shumë për këtë moment dhe mund t’i premtoj fansave që do të jap gjithçka të kemi sukses dhe trofe”, ka thënë Fernandes.