Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i Ballkanit

Ballkani ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi që ta udhëheq skuadrën suharekase për pjesën e mbetur të sezonit.

Skuadra suharekase ka njoftuar se kanë pasur negociata me disa trajner të njohur, por ai që ishte më bindës për ta marrë drejtimin e Ballkanit ishte Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi vjen në vend të Ismet Munishit, i cili u shkarkua nga skuadra e Ballkanit.