Zyrtare: Ballkani e shkarkon Ismet Munishin

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishi.

Munishi largohet nga suharekasit pas një viti e gjysmë.

Ballkani e ka falënderuar Munishin duke thënë se e ka ngritur klubin në nivele më të larta sesa ishte më parë.

Ky shkarkim i Munishit vjen pas rezultateve të dobëta në pesë xhirot e fundit, pasi i kishte pësuar 3 humbje, duke e humbur vendin e parë.

Ballkani në sezonin vjeshtor pozicionohet në vendin e dytë me 38 pikë, tri pikë më pak se Drita që është në vendin e parë.