
Zyrtare: Arb Manaj transferohet në Ankara
03.10.2020 - 21:55
Sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke iu bashkuar skuadrës turke Ankara Keciorengucu.
Transferimin e Manajt e ka bërë të ditur skuadra e Trepçës ’89 përmes Facebookit.
Kryesia e klubit mitrovicas ka qenë prezentë në nënshkrimin e kontratës të Arb Manajt.
“E falenderoj shumë presidentin e klubit z.Abedin Zeka sepse erdhi personalisht me mua në Turqi për të finalizuar gjithçka rreth kontratës dhe që të qëndroj afër në çdo hapë, jam mjaftë i lumtur dhe shpresoj që kam hedhur hapin e duhur”, ka thënë Manaj, për faqen zyrtare të Trepçës ’89.
Skuadra e Ankaras bën gara në Ligën e Parë të Turqisë.