Zyrtare: Andrea Pirlo trajner i Juventusit

Juventusi e ka zyrtarizuar brenda ditës trajnerin e ri pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Bianconerët do t’i drejtoj ish-mesfushori i njohur i këtij klubi, Andrea Pirlo.

Pirlo para disa ditëve ishte zyrtarizuar trajner i Juventusit U23, por pas shkarkimit të Sarrit kanë ndryshuar gjërat.

Juventusi ka njoftuar se Andrea Pirlo do të jetë trajner i kampionëve të Italisë deri në vitin 2022 duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Gjatë ditës së sotme Juventusi e shkarkoi Maurizio Sarrin pas humbjes nga Lyoni në Ligën e Kampionëve.

 

Zyrtare: Juventusi e shkarkon Maurizio Sarrin