Zyrtare: Andrea Pirlo trajner i Juventusit U23

Ish-mesfushori i njohur italian, Andrea Pirlo e ka nisur një aventurë të re te Juventusi, si trajner i skuadrës U23.

Pirlo do ta udhëheqë skuadrën e të rinjve U23 prej sezonit të ri.

Andrea Pirlo ishte pjesë e Juventusit nga viti 2011 deri në vitin 2015 duke i fituar katër skudeto, një kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Kujtojmë se Pirlo në Itali ka luajtur për skuadra si Juventus, Milan, Inter dhe Brescia.